Duke qëndruar pranë eliminimit në Ligën e Kampionëve, kampioni aktual Bayern Munich do të kërkojë me ngulm fitoren sot, pasi që në ndeshjen e parë si vendas në stadiumin “Allianz Arena” pësoi humbje 3:2 kundër Paris Saint-Germain.

Bayerni rikthehet në këtë ndeshje nga barazimi 1:1 në Bundesliga kundër Union Berlinit, ndërsa, PSG rikthehet nga fitoja bindëse kundër Strasbourg në Ligën 1 të Francës, me rezultat 4:1.

Që nga viti 1994 e deri tani, të dy skuadrat janë përballur 11-të herë mes vete, ku “Bavarezët” kanë pesë fitore, ndërsa Parisi ka gjashtë sosh.

Në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, Bayerni ka regjistruar katër fitore, një barazim dhe një humbje. Kurse, kampioni francez ka katër fitore dhe dy humbje.

Të dy trajnerët do të kenë mungesa për këtë ndeshje, ku Pochettino nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Bernat, Icardi dhe Marquinhos.

Kurse për Bayernin e Hansi Flick nuk do të paraqiten Diego Costa, Gnabry, Hoffmann, Lewandowski, Roca, Sule, Tillman dhe Tolisso.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Paris Saint-Germain (4-2-3-1): Navas; Dagba, Pereira, Kimpembe, Diallo; Gueye, Paredes; Di Maria, Neymar, Draxler; Mbappe

Bayern Munich (4-2-3-1): Neuer; Pavard, Boateng, Alaba, Davies; Kimmich, Martinez; Sane, Muller, Coman; Choupo-Moting./TV Malisheva

Share.