Sot me fillim nga ora 15:30 do të zhvillohet ndeshja tejet interesante mes Bayern Munich dhe Hoffenheim, e vlefshme kjo për xhiron e 11 të Bundesligas.

Në xhiron e fundit të zhvilluar në kampionatin gjerman të dy skuadrat arkëtuan pikët e plota, ku Bayerni e mposhti 5:0 Freiburgun, kurse Hoffenheimi shënoi fitore 3:0 kundër Schalkes, raporton TV Malisheva.

Momentalisht, të dy skuadrat i ndajnë vetëm dy pikë në tabelë, ku Bayerni zë vendin e dytë në kuotën e 19 pikëve, krahas Hoffenheim që renditet në vendin e pestë me 17 pikë të arkëtuara.

Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin mars të këtij viti, ku asokohe ndeshja përfundoi pa fitues me rezultat të barabartë 1:1.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Bayernin nuk do të paraqiten Hernandez, Neuer, Sane dhe Sarr, kurse te Hoffenheim nuk do të paraqiten Bebou, Bicakcic, Hubner, Kramaric, Vogt dhe Asllani.

Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojnë ndeshjen e sotme, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Hoffenheim (3-3-2-2): Baumann; Nsoki, Kabak, Akpoguma; Angelino, Geiger, Skov; Baumgartner, Promel; Dabbur, Rutter

Bayern Munich (4-2-3-1): Ulreich; Pavard, Upamecano, De Ligt, Davies; Kimmich, Goretzka; Coman, Musiala, Gnabry; Choupo-Moting.

/TV Malisheva

Share.