Gjiganti gjerman, Bayern Munich, ka zgjedhur sot lojtarin më të mirë të sezonit, ku çmimin në fjalë e ka fituar Thomas Muller.
Pavarësisht që sezonin që lamë pas, Robert Lewandowski, regjistroi 50 gola në 46 paraqitje, këto statistika nuk ishin të mjaftueshme që ylli polak të zgjidhet lojtari më i mirë i sezonit te Bayerni.
Në fakt, Lewandowski u rendit i treti në votime, pas gjermanëve, Jamal Musiala e Thomas Muller, përcjell TV Malisheva.
Muller, që tani është lojtari më i mirë i Bayernit për sezonin që lamë pas, morri 26% të votave, në krahasim me Musialan që kishte 19% dhe Lewandowskin që morri 18% të votave.
Thomas Muller ishte lojtari i vetëm në top pesë ligat më të mira evropiane që ka regjistruar më së shumti asistime në sezonin 2021/22, respektivisht gjithsej 22 sosh.
Ylli gjerman e ka dëshmuar edhe një herë gjatë 12 muajve të fundit se sa i rëndësishëm është ai për Bayernin.
Ihr habt gewählt! @esmuellert_ ist euer #FCBayern-Spieler der Saison 2021/22! 🏆👏
Glückwunsch, Thomas! 🔴⚪
🔗 https://t.co/8zs9sfc4A1 #MiaSanMia #FCBayern pic.twitter.com/gw7QVMn1bD
— FC Bayern München (@FCBayern) June 28, 2022