Bordi Drejtues i Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF) ka aprovuar një grant prej 194 milionë euro nga Bashkimi Evropian dhe donatorë dypalësh për projekte të reja në fushën e infrastrukturës digjitale, mjedisit, transportit dhe energjisë në të gjithë Ballkanin Perëndimor.
Këto projekte do të financohen më tej nga kreditë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe institucione të tjera financiare ndërkombëtare, njofton BERZH.