Bashkimi Evropian ka dënuar ashpër sulmin me raketa ruse në një bllok apartamentesh në qytetin ukrainas të Dnipros, në fundjavë, pasi numri i të vdekurve u rrit në mbi 30.
“Rusia vazhdon të tregojë fytyrën e saj çnjerëzore dhe të zbatojë terrorin e saj brutal raketor pa kriter”, deklaroi sot në Bruksel zëdhënësi i BE-së për Punët e Jashtme.
“Sulmet e vazhdueshme të tmerrshme të Rusisë shërbejnë, vetëm për të forcuar vendosmërinë e BE-së për të mbështetur Ukrainën”, tha zëdhënësi.
Komisioni Evropian gjithashtu, njoftoi se kredia e parë prej 3 miliardë eurosh (3.2 miliardë dollarë) për Ukrainën, pjesë e një paketë mbështetëse prej 18 miliardë euro do të vihet nesër në dispozicion./ATSH
/TV Malisheva