Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell deklaroi sot se BE-ja dënon bombardimet pa dallim dhe të paligjshëm të Rusisë ndaj civilëve në Ukrainë.

“BE dënon vazhdimin e bombardimeve pa dallim dhe të paligjshëm të civilëve dhe infrastrukturës civile të kryera nga forcat e armatosura ruse… Nuk mund të ketë mosndëshkim për krimet e luftës,” tha Borrell pas sulmit në Lviv.

Një zyrtar ukrainas tha sot se raketat u hodhën në Lviv nga një aeroplan nga drejtimi i Detit Kaspik dhe se sipas të dhënave të fundit, shtatë persona u vranë në këto sulme.

Sipas BBC, guvernatori rajonal Makism Kozicki tha se katër raketa u hodhën në Lviv. Tri prej tyre goditën magazina dhe një goditi një garazh riparimi makinash.

Share.