Bashkimi Evropian ka miratuar të enjten, rundin e pestë të sanksioneve ndaj Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës, ka bërë të ditur Presidenca franceze e Këshillit të Evropës, njofton CNN-i.
Masat e reja përfshijnë ndalimin e importeve të qymyrit rus si dhe embargon ndaj eksporteve të armëve në Rusi.
Ato përfshijnë gjithashtu mbylljen e porteve të BE-së për anijet ruse dhe ndalimin e eksporteve të produkteve të teknologjisë së lartë në Moskë.
Teksti ligjor që përfshin emrat e oligarkëve, aktorëve të propagandës ruse, anëtarëve të aparatit të sigurisë dhe ushtarake dhe subjekteve në sektorin industrial dhe teknologjik do të publikohet zyrtarisht të premten./TV Malisheva