Komisioni Europian ka arritur një marrëveshje me prodhuesin e vaksinave Covid-19 BioNTech/Pfizer për të blerë deri në 1,8 miliardë doza shtesë për disa vitet e ardhshme, njoftoi sot presidentja Ursula Von Der Leyen.
“E gëzuar për të njoftuar se [Komisioni Europian] sapo ka miratuar një kontratë për 900 milionë doza të garantuara”, shkroi Von Der Leyen në Twitter, raporton ATSh.
Marrëveshja gjithashtu lejon shtetet e BE të blejnë edhe 900 milionë doza të tjera, sipas zyrtares së lartë të BE.
“Kontrata të tjera dhe teknologji të tjera të vaksinave do të ndjekin”, shkroi ajo.
Ekzekutivi i BE njoftoi më 14 prill se negociatat mbi kontratën ishin duke u zhvilluar./TV Malisheva