Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) po mban diskutimin lidhur me mënyrat e rritjes së transparencës gjyqësore dhe përmirësimin e komunikimit të gjykatave me publikun dhe mediat.

Shefja e zyrës për shtyp dhe informim publik dhe zëdhënësja e EULEX-it, Loanna Lachana ka thënë se puna e gjykatave duhet të komunikohet në mënyrë proaktive.

“Kur gjykatat të flasin në gjuhën e tyre, është e vështirë që qytetarët që të vijnë afër gjykatave. Puna e gjykatave duhet të komunikohet në mënyrë proaktive…Kur parashkrimi i veprës penale arrihet, gjykata duhet të jetë në pozitë të shpjegojë veprimet që kanë ndërmarrë”, ka thënë ajo.

Më tej, Andrej Bozhinovski, i cili është asistent i doktoratës në Fakultetin Juridik në Zagreb ka prezantuar Këshillin Gjyqësor-Medial të Maqedonisë së Veriut.

/TV Malisheva

Share.