Bashkimi Evropian ka konfirmuar përsëri së qëndron në solidaritet të plotë me Izraelin, por nuk ka lënë pa kujtuar të drejtën e Gazës “për qasje në ushqim, uji dhe pajisje shëndetësore, sipas së drejtës humanitare ndërkombëtare”.
“Është e rëndësishme që të kuptohet dhe askush nuk duhet të harrojë së Izraeli ka të drejtë ta mbrojë vetveten.
Por natyrisht këtë duhet ta bëjë në pajtim me të drejtën ndërkombëtare duke përfshirë edhe atë humanitare” ka pohuar Peter Stano, gjatë një konference për shtyp.
“Blloku është duke punuar me partnerët ndërkombëtar që të pengjet të lirohen sa më shpejt që të jetë e mundur” pohoi zëdhënësi BE- së, duke shtuar po ashtu së mënyra se si e ka bërë këtë gjë Hamasi, është jo vetëm kundër normave ndërkombëtare, por edhe kundër normave civilizuese” BE ka bërë thirrje për ndërprerje sa më të shpejt të dhunës.
“Ajo çka jemi duke parë aktualisht në Gaza është pasojë e drejtpërdrejtë e asaj që e kishte filluar Hamasi të shtunën” përfundoi zyrtari i BE-së.
/TV Malisheva