Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka tash e sa kohë që është larguar nga familja e saj në New York dhe është zhvendosur në Kaliforni.

Teksa po qëndron në vilën e saj luksoze në Los Angeles, 31-vjeçarja ka punuar vazhdimisht rreth këngëve të reja të albumit të saj të dytë, i cili është në përgatitje e sipër.

Ndërkohë, me gjithë kushtet që mund t’i ofrojë jetesa në vendin e yjeve, për Bebe Rexhën duket se ka diçka që nuk shkon me këtë vend kohëve të fundit.

Ajo po ankohet për cilësinë e dobët të ajrit, i cili është ndotur nga zjarret e shumta që përfshijnë LOs Angelesit, gjatë temperaturave të larta të verës.

Në një status të bërë në rrjetin social Twitter, interpretuesja e hitit “I’m a mess”, shkroi se është zgjuar në mes të natës, duke mos mundur të marrë frymë si duhet shkaku i ajrit të ndotur.

“Cilësia e ajrit në Kaliforni është aq e keqe për shkak të zjarreve. U zgjova në mes të natës duke mos mundur të marr frymë. Ju lutemi të jeni të sigurt të gjithë”, ka qenë thirrja e këngëares shqiptare në Twitter.

Artistja njashtu publikoi edhe një grafikon të indeksit të kualitetit të ajrit, i cili momentalisht është 156 në Kaliforni, në vijën e kuqe – aq sa për t’u cilësuar si jo i shëndetshëm. /TV Malisheva

Share.