iHeartMedia dhe P&G kanë njoftuar se Kylie Minogue , Leslie Odom Jr., Olly Alexander nga Years & Years dhe Yola do të bashkohen me interpretuesit e paralajmëruar më parë si: Bebe Rexha, Brothers Osborne, Hayley Kiyoko, Jasmine Mans, JoJo Siëa, P! NK, Respect, Tate McRae dhe Troye Sivan në “Can’t Cancel Pride” më 4 qershor në orën 21:00.
Transmetimi për një orë do të shfaqë gjithashtu momente të veçanta nga anëtarët e LGBTQ+ duke përfshirë paraqitjet e Brandi Carlile, Dolly Parton, Elton John , Karamo Brown dhe Tan France nga Queer Eye, Pete dhe Chasten Buttigieg me të tjerë yje si Busy Phillips, Demi Lovato , Gus Kenëorthy, Jennifer Hudson, Lil Nas X, Marshmello , Mj Rodriguez, Nina West dhe Ricky Martin.
Me nikoqirë Elvis Duran dhe këngëtaren Bebe Rexha, “Can’t Cancel Pride” do të sjellë po ashtu disa nga emrat më të mëdhenj të kulturës dhe do të kërkojmë frymëzim nga shkronjat në “Krenari” që simbolizojnë ‘Fuqinë dhe Qëllimin’, ‘Respekt & Marrëdhënie’, ‘Individualitet & Ndërsektorialitet’, ‘Vallëzim&Përfytyrim’ dhe ‘Barazi’.
Çfarë do të pritet nga “Can’t Cancel Pride 2021”?
Dolly Parton do të mirëpresë të gjithë në “Can’t Cancel Pride 2021”, përpara se Troye Sivan me Regard dhe Tate McRae të ngjiten në skenë për të filluar ngjarjen me një interpretim të “You”.
Prezantuesja Bebe Rexha do të interpretojë këngën e saj të re “Sacrifice”. Për më tepër, Leslie Odom Jr do të interpretojë “Without You” në një moment të veçantë nën dritën e qirinjve për të kujtuar pesëvjetorin e masakrës së ‘Pulse Nightclub’.
Finalja e shfaqjes do të sjellë një mesazh të veçantë nga Elton John.
Kremtimi dhe mbledhja e fondeve po ashtu fillon në orën 21:00 në The Roku Channel, Revry, dhe iHeartRadio në TikTok, YouTube dhe Facebook, iHeartRadio’s PrideRadio.com, në iHeartMedia radio stacione në të gjithë vendin, dhe në iHeartRadio App.
Ngjarja do të jetë në dispozicion sipas kërkesës gjatë gjithë “Muajit të Krenarisë” deri më 30 Qershor në Roku Channel, Revry, YouTube i Facebook dhe iHeartRadio. /TV Malisheva