Dy herë kandidatja e çmimit “Grammy”, Bebe Rexha ishte veshur në të zeza ndërsa merrte ushqim në Kreation Organic në Los Angeles të shtunën pasdite.
Këngëtarja 31-vjeçare e hitit “Meant To Be” ishte pa makijazh ndërsa doli nga dyqani i famshëm popullor, shkruan DailyMail.
Ndërsa ajo u kthye në veturën e saj e veshur me një bluzë dhe geta të zeza, ylli eci me qenin e saj adhurues të quajtur Bear, të cilin e adoptoi në vitin 2016.
Rexha i mbante sytë e saj të verdhë të fshehur nën një palë syze dielli të zeza, teksa flokët e saj bionde ishin lënë të çrregullta.
Pasi u djersit gjatë ushtrimeve me Alex Toussaint, bukuroshja xhiroi një video të saj, ku shihej e zytur në djersë ndërsa në mbishkrimin e saj shkroi “Mirë”.
Në qershor, Rexha promovoi pozitivitetin e trupit të saj me një video në TikTok, ku sfaqte pa hezitim linjat e saj trupore në një paraqitje me bikini.
Në mbishkrimin e videos, ajo ua kujtoi fansave se pesha e saj nuk është “punë e askujt”.
Drejt fundit të klipit të saj TikTok, Rexha zbuloi se ajo peshon 74 kilogramë, një peshë që ajo dëshiron ta ‘normalizojë’ duke ecur përpara.
E njëjta është shprehur se shpreson që ta vizitojë Kosovën së shpejti për herë të parë në një të ardhme të afërt. /TV Malisheva