Artistja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, ka shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi në Itali.

Ajo shkoi në Venedik për shfaqjen e re të “Dolce dhe Gabanna”, teksa në të njëjtën kohë shfrytëzoi mundësinë për të kaluar ca pushime me të dashurin e saj.

32-vjeçarja e cila është mjaft e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, nuk ka hezituar që të ndajë me ta disa nga momentet më të mira që po shijon atje.

Jo të pakta janë rastet kur këngëtarja shqiptare publikon edhe ndonjë imazh provokues, duke treguar pa hezitim linjat e saj të trupit.

Një gjë të tillë e ka bërë në videon e fundit të publikuar në llogarinë e saj zyrtare në TikTok.

Në këtë video, Rexha shfaqet në një palë bikini të zeza në një jaht luksoz, ndërsa tregon me krenari fizikun e saj.
Biondja bukuroshe mund të shihet teksa bën lëvizje provokuese përgjatë videos duke i bërë kështu për vete fansat e saj.

Bebe Rexha përndryshe është njohur për promovimin e pozitivitetit të trupit, pasi pavarësisht se është kritikuar për madhësinë e fizikut të saj, ajo gjithmonë ka shfaqur linjat e saj trupore me krenari, duke u shprehur se çdo femër e meriton të duket bukur dhe të shfaqë trupin e saj ashtu siç e ndjen. /TV Malisheva

Share.