Bebe Rexha publikoi albumin e saj të dytë, “Better Mistakes” në fillim të këtij muaji.

Me katër këngë që ishin publikuar përpara lansimit, këngëtarja vazhdoi me nxitim promovimin e albumit të saj të ri në ‘MTV Movie & TV Awards’ në Hollywood Palladium në Los Angeles të dielën.

Më pas, këngëtarja e nominuar për dy çmime ‘Grammy’ vendosi të mbajë atmosferën e festës dhe të bëjë një ndalesë në pikën e famshme, “Craig’s”, në West Hollywood, shkruan DailyMail.

Rexha, 31 vjeçe, arriti në restorant e veshur me një palë pantallona të zeza të ngushta për lëkurë, që kishin shirita të gjata të tejdukshme në pjesën e përparme të secilës këmbë.

Ajo u kombinua me një xhaketë unike të prerë me material xhins blu.

Ndërsa pantallonat e saj me stil tregonin ijët e saj, xhaketa, e cila ishte e gjatë deri te qafa, ishte e njëjtë në formë përgjatë belit dhe mesit.

Banorja e qytetit të New York-ut gjithashtu kishte veshur këpucë që kombinoheshin, dhe i kishte modeluar flokët e saj në një model të kapur lart.

Solo kënga e saj e fundit, “Die for a Man” me Lil Uzi Vert, u publikua më 30 prill, një javë para se albumi i saj të dilte.

Albumi i saj i parë, “Expectations” i publikuar në vitin 2018, arriti të renditej i 13-ti në listën e Billboard 200 në ShBA pas suksesit të këngës hit “I’m a mess”, që gjithashtu ishte pjesë e këtij albumi.

Në albumin e saj të dytë, “Better Mistakes”, artistja me origjinë shqiptare numëron bashkëpunime me emra të njohur si: Doja Cat, Travis Barker dhe Lil Uzi Vert.

Rexha është gjithashtu më e njohur për hite si “Meant To Be” në bashkëpunim me Florida Georgia Line, “Me, Myself & I” me G-Eazy dhe “In The Name Of Love” me Martin Garrix.

Ajo gjithashtu ka shkruar këngë që janë interpretuar nga artistë si” Eminem, Rihanna, Selena Gomez, Iggy Azalea dhe Nick Jonas. /TV Malisheva

 

 

Share.