Bebe Rexha ka mësuar të jetë ‘nxitësja e saj e vetvetes’.

Këngëtarja 31-vjeçare ka zbuluar se ka marrë kohë për të mësuar se si duhet ‘ta dojë veten’, sepse beson se është e rëndësishme të kuptosh vlerën e saj para se të tjerët të jenë në gjendje ta duan atë.

“Kam mësuar se duhet të jesh nxitësja e fansave të tu. Do të doja ta kisha ditur këtë 10 vjet më parë. Nëse nuk e doni veten, kush do dreqin do ta bëjë”, ka thënë ajo, shkruan DailyMail.

Interpretuesja e hitit “Meant to Be” ka qenë gjithmonë e hapur në lidhje me luftën e saj të shëndetit mendor në të kaluarën dhe në vitin 2019, ajo zbuloi se ishte diagnostikuar me çrregullim bipolar, i cili shkakton episode maniake dhe depresive.

Dhe tani, Bebe Rexha thotë se ajo ‘po merret vazhdimisht’ me çrregullimin, por ka arritur ta marrë atë nën kontroll me ndihmën e ilaçeve dhe ‘një terapie të madhe’.

Ajo shtoi: “Është një pjesë e imja me të cilën jam ballafaquar vazhdimisht. Është e vështirë”, theksoi ajo.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Artistja shqiptare është gjithashtu e hapur për udhëtimin e saj drejt pozitivitetit të trupit, pasi ajo më parë zbuloi se si disa dizajnerë refuzuan ta dizajnonin fustanin e saj për në “Grammy Awards 2019”, pasi përmasat e saj ishin shumë të mëdha.

Bebe Rexhës i është gjithashtu nga një prej menaxherëve se ‘askush nuk e pëlqen një yll të shëndoshë të pop-it’, dhe tani ka thënë se kritikat për trupin e saj e bënin të ndihej sikur ishte ‘asgjë’.

Ajo tha: “Kjo më ngatërronte kokën, sepse ata më bënin të besoja se nuk isha asgjë nëse nuk shikoja në një farë mënyre. Nuk më pëlqente të shikoja fotografi sepse kishte një palosje të vogël të lëkurës”.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Tani jam si: “Ju nuk mund ta jetoni jetën tuaj ashtu”.

Por pasi kërkoi ndihmë për shëndetin e saj mendor, Bebe Rexha tani është në ‘një vend kaq të mirë’ në jetën e saj.

Këngëtarja e hitit “In the Name of Love” tha për revistën People: “Unë jam në një vend kaq të mirë në jetën time. Ndihem shumë më e lirë dhe në paqe”. /TV Malisheva

Share.