Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka publikuar së fundmi albumin e saj më të ri, “Better Mistakes”.

Ajo është duke promovuar albumin e saj të ri me 13 këngë të reja në të gjitha mediat dhe tabloidet ndërkombëtare.

Në një intervistë të fundit të dhënë për“Los Angeles Times”, Rexha ka folur edhe për prejardhjen e saj dhe traditat shqiptare.

Ajo ka treguar për mediumin botëror se si është muzika tradicionale shqiptare he cilat janë ritmet e saj.

“Kur të shkoni në një dasmë atje, do të keni një djalë të madh që godet në daulle bas dhe më pas do të vijë edhe dikush me klarinetë ose një fizarmonikë – kaq. Daullet tingëllojnë si: Boom-Chicka-Boom-Chicka-Boom-Boom-Boom”, ka thënë artistja shqiptare.

Tutje, ajo u pyet edhe për traditata dhe zakonet e vendit, të cilat ajo i praktikon te familja e saj, në shtëpinë e tyre në New York.

Kur njerëzit vijnë, unë duhet t’u shërbej atyre diçka, edhe nëse ata po punojnë për mua – si për shembull zonja ime pastruese duhet të ketë një vakt të plotë. Në kulturën shqiptare, kur dikush vjen mysafir, ekziston një sistem i hapave se si ju i shërbeni njerëzve. Le të themi se nëse do të kaloni nga shtëpia e mamasë sime, ajo do t’iu mirëpresë, dhe ne duhet të kemi çokollata të vogla, çokollata vërtet të këndshme dhe duhet të shkojmë në sallon për t’ua shpërndarë gjithëve – nga më i vjetri tek më i riu, të gjithë marrin një copë çokollatë. Atëherë më pas unë do të shërbej pije, ujë ose lëngje frutash. Pastaj vendos në tabaka një pjatë të madhe me ëmbëlsira – të gjitha llojet e ëmbëlsirave. Atëherë ndoshta më pas duhet të bëj kafe dhe do të shërbej kafe me tortë. Dhe pastaj e përfundoni me fruta”, ka thënë 31-vjeçarja.

Ndonëse është lindur në Brooklyn dhe rritur në Staten Island – të dyja lagje të New Yorkut, Bebe Rexha nuk i ka harruar traditat dhe kulturën shqiptare.

Ajo është shumë e lidhur me vendin e saj të origjinës dhe vjen për vizitë sa herë të mundet në Shqipëri dhe te familja e saj në Dibrën e Madhe të Maqedonisë së Veriut./TV Malisheva

Share.