Rënia e flokëve është një problem për shumë meshkuj.
Është gjithashtu problem edhe për një simbol seksi si David Beckham, një ish-futbollist që është konsideruar ndër meshkujt me tërheqës në botë.
Ish-ylli i Manchester United dhe Real Madridit, me një të kaluar edhe në Serinë A me fanellën e Milanit, është fotografuar nga paparacët në Cotswolds me rroba të thjeshta dhe, mbi të gjitha, me flokë të dukshëm të rrallë.
Edhe “Spice Boy” duket se po i thotë lamtumirë flokëve të dendura.
Fotografitë e publikuara në “Daily Mail” janë të qarta: Beckham është pothuajse tullac./ Tv Malisheva