Mësimdhënësi Bedri Krasniqi, tani më duket se ka marrur me përkushtim eksplorimin e shpellave që gjenden në teritorin e Komunës së Malishevës, i shoqëruar me kolegë po bënë një punë bukur të mirë në këtë drejtim. Për faktin që po i nxjerrë në dritë të dhënat elementare për publikun . Ai përmes rrjetit social, facebuk ka publikuar shpëellën e radhës Shpellën e Shtogut( Panorc)
Postimi i plotë:
SHPELLA E SHTOGUT ( PANORC)
Shpella e Shtogut gjendet në juglindje të fshatit Panorc, respektivisht ne jugperëndim të lagjes Garaqevë. Kjo shpellë gjendet në malin Nërmjedëz( malet e Zatriqit ) me lartësi apsolute 702 m.Hyrja e shpellës së Shtogut gjendet në lartësinë mbidetare 561 m. Shpella quhet e Shtogut nga banorëte fshatit Panorc për shkak të bimës së Shtogut(sambucusnigra) shtogut të zi, që gjendet tek hyrja e Shpellës.
Hyrja e shpellës është e ekspozuar nga jugu, kurse kanali i shpellës shkon nga veriu. Hyrja është natyrore dhe është e zgjatur në formë horizontale e cila mënjëher pjerrtazi lëshohet në boshllëkun ( kanalin) e shpellës.
Shpella më shumë është si një sallë e vetme, megjithat në këtë sallë të madhe në anën e majt e ka një kanal (zgavër). Nga hyrja deri tek fundi i kanalit shpella është e gjatë 30 m, kurse gjërsia maksimale është 11.5 m pa e llogaritur kanalin e dytë brenda kësaj shpelle, kanal i cili nuk ka lartësi të madhe prej 0.95 m, gjërsi 2.60 m dhe 7 m gjatësi. Ky kanal ka shtrirje paralele me kanalin kryesor, por vetem se është i shkurtë dhe mjaft i pasur me stoli shpellore.Në hyrje të shpellës ka material sipërfaqesor, material i cili shkon deri në mes të kësaj shpelle për shkak të proceseve erozive. Posa hyret në shpellë menjëher shfaqën stolitë shpellore në të dy anët d.th. në mure po ashtu edhe në tavanin e shpellës.
Në krahun e djathtë nga mesi i shpellës gjendet një shkëmbërrjedhës me ngjyrë të portokalltë dhe mjaftë i bukur, i cili pasohet me një dollap, d.th me një thellim horizontal. Pjesa e poshtme e dollapit po ashtu është shkëmbrrjedhës, kurse pjesa e epërm e dollapit është e stolisur me stalaktite dhe heliokite. Në mes të shpellës, në tavanin e saj gjendet një stalaktit mjaft i madhë i lëshuar drejt dyshemes së shpellës, kurse gati nën të gjendet një shkëmb i kristalt me ngjyrë të bardhë.
Në këtë shpellë më lehtë shkohet nga lagjja e Garaqevës, shpella larg nga kjo lagje është rreth 2 km. Rruga është e asfaltuar deri te lagjja e Garaqevës, pastaj shkohet rruges së pyllit (malit) në drejtim të jugut.
Shpella e Shtogut ka qenë e njohur për banorët e fshatit, në këtë shpellë janë strehuar edhe njerëzit nga koha e Lëvizjes Kaçake dhe njerëz të NDSH-së, pas Luftës së Dytë Botërore. Kjo shpellë përgjithësisht është e ruajtur dhe nuk është e dëmtuar nga faktori antropogjen. Ka rëndësi shkencore, edukativo arsimore dhe turistike.