Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka ndryshuar totalisht retorikën e tij në lidhje me pandeminë e koronavirusit. Më herët Trump po luftonte që SHBA të ishte e para që do krijonte vaksinën ndaj virusit vdekjeprurës, ndërsa tani ai i ka shokuar të gjithë me deklaratat e tij.
Trump i shokoi të gjithë kur të premten në Shtëpinë e Bardhë tha se virusi do të zhduket vetë pa pasur nevojë për një vaksinë, shkruan Washington Post.
“Kjo do të zhduket pa një vaksinë. Do të zhduket dhe ne nuk do ta shikojmë më, shpresojmë pas një periudhe kohe”- tha Trump. Presidenti tha gjithashtu tha se edhe pse mund të ketë një ‘shpërthim’ në vjeshtë, virusi do të largohet.
Deklaratat e Trump ranë në kundërshtim me qëndrimet e mjekut kryesor të task forcës së koronavirusit në SHBA, Anthony Fauci. Fauci mendon se Covid-19 nuk do të largohet aq thjesht. “Jam pothuajse i sigurt se do të rikthehet sepse virusi është aq i bartshëm dhe është i shpërndarë në gjithë botën”- ka thënë më herët Fauci./ Tv Malisheva