Lautaro Martinez ishte qartazi i dëshpëruar për humbjen 3-2 ndaj Borussia Dortmund.
Ai tha se skuadra e tij ishte totalisht ndryshe në fushë në pjesën e dytë dhe kjo u pa qartazi.
“Inter ishte një ekip krejtësisht tjetër pas pushimit. Kjo nuk mund të ndodhë”, tha fillimisht Martinez për Sky Sport Italia.
“Ne kemi luajtur mirë në pjesën e parë, por kemi qenë një ekip krejtësisht tjetër në të dytën. Ndoshta kemi treguar një mungesë pjekurie, pasi ndryshuam plotësisht pas pushimit”.
“Ishte mungesë përqendrimi dhe rënie e intensitetit. Ne ishim duke udhëhequr 2-0, nuk mund të humbim 3-2. Nuk mund të ndodhë. Duhet të piqemi dhe të rritemi për të luajtur në këtë nivel”,