Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot në takim pune drejtorin rajonal të Departamentit të Administratës Pensionale, për rajonin e Prizrenit, Elmi Rrafshi. Qëllim i këtij takimi ishte falënderim nga ana e këtij departamenti për bashkëpunimin me Komunën e Malishevës.

Drejtori rajonal i këtij departamenti, Elmi Rrafshi e ka falënderuar komunën për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm në fushën e shërbimit pensional, si dhe për shfrytëzimin e përbashkët të objekteve të komunës.

Kryetari Begaj, shprehi gatishmërinë e pafund të komunës për bashkëpunim në këtë fushë, me qëllimin e vetëm që shërbimet për pensionistët e Komunës së Malishevës, të jenë në nivelin më të lartë.

Begaj e Rrafshi kanë biseduar për thellimin e këtij bashkëpunimi në të gjitha format e mundshme, përfshi edhe zyrat e këtij departamenti, të cilat janë në objektin e komunës, përkatësisht, në objekt të njëjtë me Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ku të gjitha shërbime funksionojnë së bashku, gjithmonë në shërbim të qytetarëve, përkatësisht pensionistëve të Komunës së Malishevës. /TV Malisheva

Share.