Presidenti Bajram Begaj, ishte sot në ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit të Anglisë Charles III dhe Mbretëreshës shoqëruese Camila.

Begaj është i pari president shqiptar që ftohet të marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të një mbreti në Angli.

Presidenti tha me anë të një postimi në Twitter se ndihet i nderuar që përfaqëson Shqipërinë në këtë kurorëzim historik dhe se dërgon urimet më të mira për mbretin Charles III dhe mbretëreshës që do të shoqëroj atë.

“I nderuar të përfaqësojë Shqipërinë në Kurorëzimin historik të Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla.

Duke çmuar lidhjen tonë të fortë me Mbretërinë e Bashkuar, u dërgojmë urimet tona më të mira Madhërive”, shkruan presidenti Begaj në postimi e tij në Twitter.

Duke çmuar lidhjen tonë të fortë me Mbretërinë e Bashkuar, u dërgojmë urimet tona më të mira Madhërive”, shkruan presidenti Begaj në postimi e tij në Twitter.

/TV Malisheva

Share.