Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, sot ka prezantuar katër drejtor të rinj të drejtorive komunale, të cilëve edhe ju ka dhënë vendimet për emërim në detyrat e tyre.
Drejtorët e rinj të cilët kanë marrë detyrat, janë, Besartë Kryeziu-Ramaj, drejtore e Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme, Rexhep Mazreku, drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Ahmet Morina, drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Hafir Rexha, drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.
Në ceremoninë e dhënies së detyrave për drejtorit e rinj, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, kërkoi nga angazhim dhe bashkëpunim të mirë, me qëllim të realizimit të detyrave që i presin.
“Kërkoi bashkëpunim dhe angazhim nga ana juaj. Kemi obligime në raport me qytetarët, prandaj kërkoj shumë punë dhe shumë angazhim, që së bashku t’ia dalim në realizimin e detyrave dhe obligimeve që kemi. Ju uroj punë të mbarë dhe suksese në drejtoritë që do të drejtoni”, ka thënë mes tjerash kryetari Begaj, me rastin e dhënies së vendimeve për emërimin e tyre.
Kryetari Begaj i ka falënderuar edhe ish drejtorët e deritanishëm, për punën dhe kontributin tyre në drejtimin e drejtorive komunale./ Tv Malisheva