Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë tu përmbahen rekomandimeve të institucioneve shëndetësore për mbrojtje nga virusi dhe të mos lejohet përhapja e tij, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të popullatës sonë.

Poashtu, për shkak të pandemisë, punën e Komunës së Malishevës në gjashtë muajt e parë e ka prezantuar përmes ueb faqes zyrtare të komunës.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Komunës së Malishevës, për ditën e sotme ka qenë i paraparë të mbahet debati i parë publik me qytetarë, për këtë vit, mirëpo, për shkak të situatës së krijuar si pasojë e pandemisë së COVID-19, dhe rekomandimeve të dhëna nga institucionet shëndetësore, me qëllim të mos përhapjes së virusit, kemi vendosur që punën tonë në gjashtë muajt e parë, ta prezantojmë përmes ueb faqes zyrtare të komunës, ndërsa ne, përmes e-mailit zyrtar të komunës [email protected], do ti pranojmë të gjitha pyetjet, vërejtjet, sugjerimet dhe komentet e juaja, në një afat prej një jave dhe të gjitha këto, së bashku me përgjigjet nga ana jonë, do të jenë publike.

Kërkoj mirëkuptimit tuaj dhe shfrytëzoj rastin edhe njëherë të ju bëj thirrje të gjithëve, që të vazhdoni t’u përmbaheni rekomandimeve të institucioneve shëndetësore, për mbrojtje nga virusi dhe të mos lejojmë përhapjen e tij, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të popullatës sonë.

Me respekt,
Kryetari i Komunës së Malishevës
Ragip Begaj

Më poshtë e gjeni linkun për ku mund ta shihni prezantimin e planifikuar për debatin e parë publik.

https://kk.rks-gov.net/malisheve/category/dokumente/konsultime-publike/?fbclid=IwAR2C79jhwa91GEoHjFxjhqDrXUQt-CGKiYgWclddlkj-R9IFXWDHoBWAzac

https://kk.rks-gov.net/malisheve/wp-content/uploads/sites/36/2020/06/p%C3%ABr-debat-1.pdf?fbclid=IwAR0NZSm4sFw2niL4F6WfoBJ1Fo7p4X33odkuvjAZrdB4fY8tbK4Kr5Jvdxs

Share.