Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj ka uruar të gjithë qytetarët me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Urimi i plotë:

“Shumë të nderuara Familje të Dëshmorëve, Invalid e Veteran të Luftës, të nderuar qytetarë të Komunës së Malishevës, të dashur e të respektuar mërgimtar, ku do që jeni, në emër të Komunës së Malishevës, ju uroj të gjithëve festën e Fitër Bajramit. Kësaj radhe, jemi në një situatë ndryshe, për shkak të pandemisë, e për këtë edhe ndryshe duhet ta festojmë, prandaj ju bëj thirrje të gjithëve, për kujdes të shtuar në këtë festë të madhe për të gjithë besimtarët islam. Muaji Ramazan është një muaj i sakrificës dhe durimit, prandaj edhe me rastin e festës së Bajramit, të tregohemi të durueshëm dhe të kursehemi nga vizitat, me qëllim të ruajtjes së shëndetit të të gjithëve. Ashtu sikur jemi duke bërë kujdes për më shumë se dy muaj, ashtu sikur jemi sjellë gjatë muajit të Ramazanit, ashtu të sillemi edhe me rastin e festimit të Bajramit, duke festuar me familjet tona. Urime festa e Fitër Bajramit, paqja shëndeti dhe të mirat qofshin me ju”.

I juaji Ragip Begaj-Kryetar i Komunës së Malishevës

Share.