Këngëtari Zayn Malik dhe modelja Gigi Hadid janë zyrtarisht prindër të rinj.

Dyshja kanë mirëpritur vajzën e tyre, ndërsa lajmi u njoftua nga ish-ylli i “One Direction”.

“Vajza jonë është këtu, e shëndetshme dhe e bukur”, shkroi ai. “Jam duke u munduar të tregoj se si po ndihem tani por është e pamundshme. Dashuria që ndiej për këtë njeri të vogël është përtej kuptimit tim”.

Malik, 27 vjeçar ishte pjesë e grupit “One Direction”, si një nga anëtarët më të pëlqyer.

Hadid, 25 vjeçare, konfirmoi se është shtatzënë me fëmijën e parë në muajin prill.

“E lumtur ta njoh atë, krenare ta quaj atë timen, falënderuese për jetën që do ta kemi së bashku”, shtoi më tej Zayn.

Çifti ndërkohë janë në një romancë dashurie për një kohë të gjatë, përfshirë këtu edhe krizat e ndarjet e tyre ndër vite. /TV Malisheva

Share.