Kur bëhet fjalë për videoklipet, duke u përpjekur të jenë sa më origjinalë, yjet janë gati të bëjnë gjithçka. Këngëtarja Maeta guxoi t’i lejonte gjarpinjtë të zvarriteshin mbi të në videon muzikore. Por, gjërat shkuan keq.

Këngëtarja e muzikës pop ka shpërndarë në Instagram një video nga xhirimet e klipit të këngës “Bi*ch Don’t Be Mad” duke treguar se gjërat në prapaskenë ishin mjaft të tensionuara ose thënë më mirë kërcënuese për jetën.

Në pjesën ku 21-vjeçarja shfaqet e shtrirë në dysheme duke buzëqeshur, ajo i lejoi gjarpinjtë të zvarriteshin mbi të dhe më pas njëri prej tyre i kafshoi mjekrën. Në bazë të reagimit të saj, ishte e qartë se kafshimi ishte mjaft i pakëndshëm, por për fat të mirë – jo helmues.

 

“Çfarë më duhet të heq për të bërë video për ju”, është përshkrimi, në të cilin ajo sqaron se nuk do ta bëjë më kurrë.

Maeta filloi të publikonte këngë në SoundCloud si adoleshente dhe u bë e famshme pasi nënshkroi një kontratë me Rock Nation të Jay Z dhe publikoi albumin “Habits”. /T

Share.