Bashkim Nurboja është zgjedhur kryetar i Bordit të Bankës Qendrore. Lajmin e ka bërë të ditur vet Banka Qendrore, ku u bë e ditur edhe për Raportin mujor të Guvernatorit.
“Z. Bashkim Nurboja është zgjedhur kryetar i Bordit të Bankës Qendrore. Gjithashtu, Bordi u njoftua me Raportin mujor të Guvernatorit/Bordit Ekzekutiv”, thuhet në njoftim.
Pas emërimit të Nurbojës si kryetar i Bordit të BQK-së, ka reaguar deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, i cili ka ironizuar me postimin e tij në Facebook /TV Malisheva