Salsburgu dhe Chelsea do të ballafaqohen të martën në një ndeshje shumë të rëndësishme për grupin E, ku të dy këto skuadra e kryesojnë grupin me nga shtatë, përkatësisht gjashtë pikë.

Fituesi i këtij takimi do ta bënte një hap shumë të madh drejtë kualifikimit për në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, përcjellë TV Malisheva.

Drejtësinë në këtë ballafaqijm do ta ndajë gjyqtari suedez Sandro Schärer. Ai do të asistohet nga Stephane De Almeida dhe gjyqtari nga Kosova Bekim Zogaj.

Ky është një tjetër sukses për gjyqtarët kosovarë të cilët po përfshihen gjithnjë e më shumë në ndeshje të rëndësishme të kompeticioneve të mëdha evropiane.

/TV Malisheva

Share.