Në Belgjikë në orët e fundit është vendosur që të luhet finalja e Kupës, e cila do të shoh përballë Club Brugge – klub i shpallur kampion pas përfundimit të Jupiler Pro League – dhe Antwerp.
Ndeshja do të luhet në Bruksel më 1 gusht, e cila është edhe data më e hershme e mundshme pasi qeveria ka ndaluar ndeshjet edhe pas dyerve të mbyllura deri më 31 korrik, transmeton lajmi.net.
Nuk do të jetë ndeshja e fundit e vlefshme në Belgjikë për sezonin 2019/20.
Ndeshja tjetër që do të vihet në skenë më 2 gusht dhe është ajo midis Beerschot dhe OHL, klubi i divizionit të dytë.
Kjo është ndeshja kthyese e finales së play-off-it (ndeshja e parë përfundoi 1-0 për Beerschot) dhe do të vendoset pjesëmarrësi i fundit në Jupiler Pro League 2020/21./Tv Malisheva