Punonjësit në Belgjikë do të mund të zgjedhin që katër ditë në javë të punojnë në kuadër të një sërë reformash, që janë duke u bërë në tregun e punës që janë paralajmëruar sot.
Duke folur pasi qeveria e tij federale e koalicionit arriti një marrëveshje brenda natës, kryeministri Alexander De Croo tha se pandemia i kishte detyruar njerëzit të punonin më fleksibël dhe të kombinonin jetën e tyre private dhe të punës.
“Kjo ka çuar në mënyra të reja të punës,” tha ai në një konferencë për shtyp.
Aplikimi i reformave megjithatë mund të kërkojë muaj të tërë, pasi ligji duhet të kalojë në lexim të parë nga ana e deputetëve, para se të hyjë në fuqi.
Me këtë ligj, punonjësit në sektorin privat por edhe ata publik do të jenë të barabartë në çdo aspekt, duke filluar nga mbrojtja juridike e privilegjet e tjera./TV Malisheva