Belgjika pritet të bëhet përfaqësuesja e parë që siguron matematikisht kualifikimin për Evropianin 2020 të futbollit.

Belgjika të enjten mbrëma e pret përfaqësuesen e vogël të San Marinos në ndeshjen e xhiros së shtatë të Grupit I të eliminatoreve për Evropianin 2020, transmeton Koha Ditore.

Belgjika ka fituar gjashtë ndeshjet e deritashme, duke shënuar 19 gola dhe pranuar një. Ndërkohë San Marino ka humbur të gjashtë ndeshjet, ndërsa ka pësuar 28 gola pa shënuar asnjë.

Kualifikimi i Belgjikës është thuajse i sigurt të enjten. Edhe nëse ndodh ndonjë befasi, Belgjika prapë do të kualifikohej nëse Kazakistani barazon me Qipron.

“Ne nuk marrim asgjë për të sigurt. Ne e dimë se ndeshja e së enjtes ka dallim të madh në cilësi, por ne duam t’u dhurojmë tifozëve tanë spektakël dhe kualifikim në shtëpi”, ka thënë seleksionuesi i Belgjikës, Roberto Martinez

Share.