Dita e Shën Valentinit (14 shkurt) është kremtuar nga një pjesë e madhe e yjeve shqiptarë, të cilët kanë befasuar partnerët e tyre në rrjete sociale me dhurata të ndryshme.

I përfshirë në këtë së fundmi ka qenë edhe futbollisti i njohur i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica.

Ky i fundit ka surprizuar bashkëshorten Belkiz Kera me një buqetë të madhe trëndafilash e me dhurata të tjera të markës ‘Dior’, të cilat nuk i ka shpalosur për publikun.

“Faleminderit Valentini im i përjetshëm. Të dua”, ka shkruar ajo në përshkrimin e postimit.

Miloti dhe Belkiz ndërkohë jetojnë dhe veprojnë prej shumë vitesh në Gjermani, saktësisht në Bremen.

 

Ata u bënë prindër të një djali në maj të vitit të kaluar të quajtur, Tian. /TV Malisheva

 

Share.