Bën mrekulli! Kura ndaj migrenës vetëm një përbërës.

Marrja e një qetësuesi të fortë sa herë ndjeni dhimbjet dhe sulmet e migrenës, nuk është një ide e mirë. Gjithmonë zgjidhjet natyrale janë një ide më e mirë. Disa këshilla të cilat mund t’i keni lexuar edhe online janë prija e sa më shumë uji, konsumi i xhinxherit, vajit të peshkut, vitaminës B2, koenzimës Q10, etj.

Por a ju ka folur dikush për vajin e mentes? Ai gjen përdorime tek pastat e dhëmbëve, larësite gojës, çamçakëzat, por ky vaj esencial është gjithashtu i dobishëm për të lehtësuar tretjen, të vjellat, ankthin, gazrat, dhimbjet e kyçeve dhe të muskujve, dhimbjet menstruale, etj.

Vaji i mentes është gjithashtu një përbërës natyral i shkëlqyer për ata që vuajnë vazhdimisht nga dhimbjet e migrenës. Për shkak të efekteve qetësuese dhe mpirëse, ai siguron një lehtësim të shpejtë dhe efektiv nga migrena. I kombinuar me relaksin, përdorimi i këtij vaji aromatik esencial dhe të fuqishëm mund të jetë një nga mënyrat më të shpejta për t’u përballur me dhimbjen e kokës.

Në mënyrë që të lehtësoheni nga migrena thjesht aplikoni disa pika vaj menteje në ballë dhe tëmtha. Mbyllni sytë ,relaksohuni dhe sigurohuni që aroma e mentolit të qetësojë migrenën tuaj. Nëse migrena është diçka me të cilën përballeni rregullisht, është një ide e mirë të investoni në qirinj natyralë, shkopinj aromaterapie, freskues ajri dhe aparat thithjeje me mente. /TV Malisheva

Share.