Zakonisht bëhet një version me speca djegës, por një version më i butë mund të bëhet edhe për ata që kanë qiellzë më të ndjeshme

Përbërësit:

- Reklamë e sponsoriuzar -

– 5 kg speca djegës (zakonisht piperka gogozhare, bën edhe të tjerë);
– 2,5 kg djathë (më mirë djathi feta, bën edhe djathë tjetër)
– 3 – 4 l vaj.

Përgatitja:

Lani specat dhe hiqni mesin (mos ua hiqni farat plotësisht, sepse është më mirë t’i lini pak për t’i bërë specat më djegës).

Përgatitni kavanozat duke i larë dhe tharë plotësisht (kapakët duhet të jenë të rinj).

Ndërkohë që specat thahen, thërrmoni djathin me një pirun në mënyrë që të bëhet i lëmuar. Mbushni specat me djathë dhe radhisni në kavanoz.

Së fundi, hidhni vaj mbi speca, në mënyrë që të jetë plot, deri në majë (një pjesë të vajit do të thithin specat, kështu që mos hidhni shumë vaj lëreni të jetë një gisht kavanozi i zbrazët).

Vendosni një leckë në fund të tenxheres dhe hidhni gjysmën e ujit, pastaj lërini të ziejnë dhe vendosni kavanozat që të me njëri-tjetrin të mos preken, në mënyrë që të mos plasin.

Gjithashtu, është thelbësore që uji të mos bjerë në kavanoz, sepse specat do të prishen. Lëreni të “ziejnë” për 15-20 minuta në 80 gradë Celsius.

Mbyllni kavanozin fort dhe mbuloni me një peshqir ose batanije. Kapaku duhet të përshtatet në mes, gjë që është një shenjë se specat tuaj janë pasterizuar dhe turshia është gati. /TV Malisheva

Share.