Karim Benzema nuk po planifikon të pensionet së shpejti, megjithatë ai nuk e ka përjashtuar pensionin në ish-klubin e tij, Lyon.

Sulmuesi aktual i Real Madridit e bëri të qartë se po shijon kohën e tij te Los Blancos dhe nuk po mendon të kthehet tani tek klubi francez.

“Unë mendoj se njerëzit e dinë sa jam i lidhur me Lyon”.

“Nëse do të kthehesha? Jo tani, sepse unë jam në klubin më të mirë në botë dhe dua të vazhdoj këtu”.

“Fundi i karrierës time në Lyon më vonë? Pse jo?”.

“Lyon është klubi im, ata janë në zemrën time. Më pëlqeu vërtet të luaja atje kur fillova përkrah lojtarëve si Juninho [Pernambucano] dhe [Sylvain] Wiltord”, ka thënë Benzema.

Ai vazhdoi të lavdërojë Lyonin që fitoi ndaj Juventusit në Ligën e Kampionëve.

“Unë nuk u befasova [që Lyon mundi Juventus]. Është e vërtetë që në Ligën e Kampionëve është shumë e vështirë të mposhtësh Lyonin. Dhe akoma më shumë në stadiumin e tyre”, ka thënë Benzi./ Tv Malisheva

Share.