Babai e ka ther me thikë djalin e tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Berat në rrugën “Dëshmorët e Kombit”.

Rasti ka ndodhur pas një konflikti familjar, motivet e së cilës nuk dihet akoma.

66 vjeçari Ramo Sheroku, e ka goditur disa herë me thikë djalin e tij 32 vjeçarin Andrea Sheroku, 32 vjeçar duke i shkaktuar plagë të shumta në trup.

Viktima është dërguar me ambulancë fillimisht në Repartin e Urgjencës në Spitalin Rajonal të Beratit dhe më pas i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në Repartin e Kirurgjisë.

Mjekët e Spitalit të Beratit konfirmojnë se 32-vjeçari kishte marrë goditje në pjesën e kraharorit, afër mushkërive dhe për shkak të gjendjes së tij të rënduar mjekët e kanë transportuar drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë, raporton Abcnews.al.

I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në ambientet e policisë në Berat.

/TV Malisheva

Share.