Kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Kastriot Berisha, ka thënë se çdo komunë ku qeveris kjo parti ka bërë ndryshime të mëdha dhe se me ardhjen në pushtet, edhe në Malishevë do të sjellë ndryshim, shkruan TV Malisheva.

Ai ka thënë se synim i partisë është që të fitojë në Suharekë dhe në Rahovec dhe që Malisheva të marrë shembull nga këto dy parti.

“Unë mendoj se çdo komunë ku qeveris Aleanca, është shembull, por ne mendojmë që ta marrim Suharekën dhe Rahovecin, që edhe ne t’i afrohemi qeverisjes së tyre, siç ata sot qeverisin”, ka thënë Berisha.

Kastriot Berisha ka qenë asamblist në Kuvendin Komunal në Malishevë gjatë një mandate si dhe në zgjedhjet e fundit qendrore ai I ishte bashkuar garës për Kuvendin e Kosovës. /TV Malisheva

Emisioni i plotë:

Share.