Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, ka pritur sot në një takim pune, kryetarin e degës së Bashkësisë Islame në Malishevë, mulla Sead Paçarizi, me të cilin kanë biseduar për veprimet që duhet të bëhen para dhe pas hapjes së xhamive, që pritet të bëhet nesër.

Berisha e Paçarizi, kanë thënë se zbatimi masave dhe rekomandimet e institucioneve shëndetësore, është i domosdoshëm nga ana e xhematit nëpër xhami, duke filluar me mbajtjen e distancës dhe të gjitha masat tjera të rekomanduara.

Të dytë thanë se qytetarët duhet patjetër ti zbatojnë masat mbrojtëse, me qëllim të parandalimit të përhapjes eventuale të COVID-19, pasi ende jemi në situatë pandemike dhe kujdesi duhet të vazhdoj. Ashtu sikur kemi të drejtë ti kryejmë ritet fetare në xhami, ashtu duhet edhe të mbrojmë shëndetin e qytetarëve./ Tv Malisheva

Share.