Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Hafir Rexha, i shoqëruar nga nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, sot e kanë vizituar njësinë e Zjarrfikësve dhe të Shpëtimit në Malishevë, me qëllim të njoftimit me këtë njësi, pas marrjes së detyrës së drejtorit të drejtorisë.

Nënkryetari Berisha, e ka njoftuar ka njoftuar drejtorin Rexha me njësinë e Zjarrfikësve dhe të Shpëtimit. Drejtori i ri, ju ka ofruar mbështetjen e parezervë për njësinë dhe ka thënë se do të jetë pranë zjarrfikësve, çdo ditë dhe në çdo kohë, si dhe do të angazhohet edhe zgjidhjen e problemeve dhe nevojave, që janë normale gjatë punës së përditshme.
Nga ana tjetër, zjarrfikësit e njësisë në Malishevë, pas urimit për detyrën e drejtorit, e kanë njoftuar atë për nevojat që kanë si njësi e zjarrfikësve dhe e shpëtimit./ Tv Malisheva

Share.