Sot ka nisur sezoni i ri në Serie B. Monza e dyshes Berlusconi-Galliani priti në shtëpi SPAL-in e Etrit Berishës, takim që nuk prodhoi asnjë gol.

Të dy ekipet ndanë nga një pikë, kjo falë një ndeshje fantastike të portierit të kombëtares kuqezi. 31-vjeçari nuk u mposht as nga pika e bardhë.

https://www.youtube.com/watch?v=QsgYnMfbFFI

Vendasit fituan një penallti 8 minuta përpara fundit të ndeshjes. Ekzekutimin e mori përsipër danezi Christian Gytkjaer.

Berisha kreu një pritje të shkëlqyer pas goditjes së sulmuesit nordik, duke e nisur në mënyrë fantastike sezonin e ri në aspektin personal.

Share.