Kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Kastriot Berisha, ka thënë se prioritetet e kësaj partie nëse fiton në Malishevë do të jenë arsimi, shëndetësia dhe investimet kapitale, shkruan TV Malisheva.
Ai ka thënë po ashtu se ata nuk do të lejojnë politizimin e institucioneve në Malishevë , por se do të gjendet udhëheqësi më i duhur për të marrë përgjegjësi me qytetarët.
“Qeverisja e AAK-së në Malishevë do të fokusohet te arsimi, shëndetësia dhe te investimet kapitale, AAK nuk do të bëjë siç ka bërë qeverisja e mëparshme, është pak ndoshta e tepërt, por nuk do të lejojmë që një shkollë ta ketë një drejtor partiak, por duhet ta gjejmë drejtorin e duhur për fëmijët tanë, ashtu edhe në shëndetësi, duhet të gjindet drejtori më i mirë që të marrë përgjegjsi për qytetarët”, ka thënë Berisha. /TV Malisheva
Emisioni i plotë: