Kuvendi i Kosovës ka hedhur përsëri në votim, në parim, projektligjin për rimëkëmbje ekonomike ku vetëm 60 deputetë morën pjesë në votim, dhe projektligji do të votohet përsëri në seancën e ardhshme.

Për çka ka reaguar deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ali Berisha, i cili ka thënë se është momenti i fundit që t’i ipet shansi me votë Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike.

“Sot është momenti i fundit që ipet shansi me votë Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike”, është shprehur Berisha.

Derisa ka shtuar se “Protagonizmat të zëvendësohen me veprim konkret në të mirë të atyre që na kanë besuar dhe votuar! Qytetarët presin nga ne dhe ne e kemi obligim!”./TV Malisheva

Share.