Kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës nga radhët e AAK-së, Kastriot Berisha, ka thënë se shumë të rinj janë duke u bashkuar me konceptin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Berisha me këtë rast ka prezantuar edhe aderimin më të ri, raporton “TV Malisheva”.

Është Shkëmbim Berisha nga fshati Gurbardh, i cili ka aderuar në këtë subjekt politik.

Ja shkrimi i Berishës:

Të rinjtë masovikisht po i bashkohen konceptit Malisheva që Duam!

Shkëmbim Berisha është një prej tyre, ai është një prej forcave të reja politike që vjen në subjektin tonë para zgjedhjeve elektorale.

Shkumbini vjen nga Gurbardhi dhe rrjedh nga një familje e njohur për veprat në dobi të çështjes kombëtare.

#ËelcomeShkëmbim

#MalishevaQeDuam

#AAK /TV Malisheva

Share.