Kandidati për kryetar të Malishevës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Kastriot Berisha, ka vazhduar me aktivitetet në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Në kuadër të fushatës, Berisha po takon biznese të shumta që operojnë në Komunën e Malishevës si dhe qytetarë të shumtë, kështu duke i dëgjuar kërkesat dhe nevojat e tyre.

- Reklamë e sponsoriuzar -

Berisha mbrëmë ka vizituar fshatin Senik. Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se ky fshat në vazhdimsi është neglizhuar, ndërsa ka bërë me dije se ka nevoja esenciale të pa përmbushura.

Ja shkrimi i tij:

SENIK

Pritje madhështore në Senik në odën ku frymon atdhedashuria, në odën e Muhamet Ramajt në Senik prej nga vjen edhe Marigona Ramaj, kandidatja jonë për Asamble Komunale.

Seniku është neglizhuar gjithmonë, dhe ka nevoja esenciale të pa përmbushura. Ka pasur qytetarë në nevojë për shërim, por që komuna nuk u doli në krah.

Ne do të bashkëpunojmë dhe do të qeverisim së bashku komunën.

Ju faleminderit për pritjen madhështore…

#MalishevaQeDuam

#KastriotiKryetar

#AAK121 /TV Malisheva

Share.