Kandidati për kryetar nga AAK, Kastriot Berisha, ka ironizuar me kandidatin e VV-së për kryetar, Alban Krasniqin.
Ishte Krasniqi që në hapje të fushatës përdori sloganin Për Malishevën që Duam në fjalimin e tij para simpatizantëve, një sllogan që Kastriot Berisha e konfirmoi më shumë se një muaj më herët.
Berisha nga AAK që ironizoi me Alban Krasniqin duke e quajtur “burri i ministres” i ka premtuar se do t’ia dorëzojë programi Për Malishevën që Duam nëse kandidati i VV-së vjen në debatet televizive përballë Kastriot Berishës.
Postimi i plotë i Kastriot Berishës:
Edhe burri i ministres ka zgjedhur programin Për Malishevën që Duam.
Shumë shpejt do t’ia dorëzoj programin Për Malishevën që Duam burrit të ministres sepse vërtet ka çka të mësojë për komunën tonë.
#MalishevaQëDuam
#BurriMinistres /TV Malisheva