Kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Kastriot Berisha, ka thënë se ai do të dal me një plan më ndryshe për Malishevën se komunat e tjera, shkruan TV Malisheva.
Ai ka thënë se këtë do t’ia arrij duke u bazuar edhe në atë se ka përvojë në asamblenë komunale dhe se me qeverisjen e tij do të bëhen ndryshime pozitive në Komunën e Malishevës.
“Jam figurë e njohur në Komunën e Malishevës dhe më gjerë, më kanë provuar qytetarët në një mandate në asamble dhe mendoj se me qeverisjen time do të bëhet një ndryshim në anën pozitive për Komunën e Malishevës, pasi kam përvojë edhe në kohën kur ka qeverisur edhe PDK edhe Nisma dhe ne do dalim me një plan shumë më ndryshe se komunat tjera në anën pozitive të qytetarit”, ka thënë Berisha.
Kastriot Berisha ka qenë asamblist në Kuvendin Komunal në Malishevë gjatë një mandate si dhe në zgjedhjet e fundit qendrore ai I ishte bashkuar garës për Kuvendin e Kosovës. /TV Malisheva
Emisioni i plotë: