Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha në seancën e jashtëzakonshme ka folur edhe për kushtet e policisë, sipas të cilit ato duhet të ndryshojnë.
Berisha tha se Policisë duhet t’u rriten pagat, duhet bërë sigurimi shëndetësor, e paguar orët shtesë.
Sipas tij, policët po ikin në moshë të re, e siç tha ai vetëm po e fillojnë karrierën e në rastin e parë po largohen në perëndim për shkak të kushteve jo të mira këtu.
“Duhen rregulluar kushtet e shërbimit, duke ua rritur pagat në nivel dinjitoz, sigurimin shëndetësor, duke ua paguar shtesat e rrezikshmërisë edhe për orët shtesë që tash e sa muaj nuk po iu ekzekutohen. Duke ua mundësuar që me ligj penzionimin e parakohshëm”.
“Po ikin policët kryesisht në moshë të re, e fillojnë karrierën që në rastin e parë të largohen në perëndim për jetë më të mirë. Kjo është për shkak problemeve financiare të policisë, pa e amnistuar asnjë Qeveri. Duhet të ndodh ngritja e pagave”.
/TV Malisheva