Kandidati i AAK-së për kryetar të Malishevës, Kastriot Berisha, ka kritikuar qeverisjen aktuale të Nismës Socialdemokrate për punë e bëra, shkruan TV Malisheva.

Berisha sot për vizitë ishte në fshatin Lladroc, ndërsa ka thënë se asfalti i çarë në rrugët e këtij fshati është dëshmi për punët e tyre “shkel e shko”.

Ja shkrimi i tij:

LLADROC

Qëndrova në Lladrovc gjatë ditës ku pashë nga afër problemet me të cilat po ballafaqohen banorët e këtij lokaliteti.

Asfalti i çarë në rrugët e fshatit është dëshmi për punët “shkel e shko”.

Ndërkaq, rrjeti i dëmtuar elektrik rrezikon në baza ditore banorët – sigurisht askush s’po interesohet për ta.

Shqetësuese në Lladrovc mbetet menaxhimi i mbeturinave për të cilën gjë bisedova edhe në takim me Eko Regjionin që së bashku të gjejmë një zgjidhje.

Në programin “Për Malishevën që duam” kemi një pikë zotim të quajtur “Fshatrat tona, Zemra jonë” të cilin do ta përmbushim me punë në mandatin e ardhshëm katërvjeçar e ku pa dyshim se bën pjesë edhe Lladrovci.

🟦Programi i plotë: MalishievaQeDuam.com

#LladrovciQeDuam

#AAK121

#KastriotiKryetar

 

Share.